2016-06-04 18:12:00

Papa miraton Statutin e Dikasterit për laikët, familjen e jetën


Papa Françesku, me propozim të Këshillit të Kardinajve, miratoi ad experimentum Statutin e Dikasterit të ri për Shekullarët, Familjen e Jetën, në të cilin do të përmblidhen, që nga 1 shtatori 2016, Këshillat aktuale për Laikët e Familjen.

Në këtë datë të dy Dikasteret do të pushojnë së funksionuari e do të shpërndahen, pas shfuqizimit të neneve 131-134 e 139-141 të Kushtetutës Apostolike Pastor bonus, të 28 qershorit 1988.

Dikasteri do të kryesohet nga prefekti, i mbështetur nga një sekretar, që mund të jetë laik, nga tre zëvendës-sekretarë laikë dhe nga një numër i caktuar zyrtarësh, klerikë e laikë, të zgjedhur, mundësisht, nga të katër anët e botës.  








All the contents on this site are copyrighted ©.