2016-06-02 15:04:00

Videomesazh i Papës: të mos braktisen kurrë të motuarit e të sëmurët


“Të motuarit, të mënjanuarit e të vetmuarit, edhe në qytetet e mëdha, duhet të kenë mundësi takimi e solidariteti”. Kjo dëshira e shprehur nga Papa Françesku në videomesazhin me një meditim, kushtuar ndjetit universal të uratës për muajin qershor. “Ndër qytete - pohon Papa - pleqtë e të sëmurët braktisen vazhdimisht. A mund të mos e përfillim këtë? Qytetet tona duhet të shquhen sidomos për solidaritetin, që nuk do të thotë vetëm t’i japim ndihmë nevojtarit, por edhe të përgjigjemi njëri për tjetrin e të krijojmë kulturën e takimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.