2016-06-02 14:42:00

Papa takohet nesër me gjykatësit, kundër trafikut


Lufta kundër formave të ndryshme të skllavërive moderne, kundër trafikut të njerëzve, kundër punës së detyruar, kundër shitjes së organeve dhe krimit të organizuar, do të jetë në qendër të vëmendjes nesër e pasnesër , në një takim ndërmjet juristëve, gjykatësve dhe avokatëve nga vende të ndryshme, organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave Shoqërore në Vatikan.

Shoqëria globale që mbi të gjitha kërkon fitimin e prodhon kulturën e hedhurinës, kulturën pa asnjë vlerë, siç ka denoncuar Papa Françesku në Evangeli Gaudium e në Laudati si’, ka krijuar një numër të pakufishëm njerëzish të mënjanuar e të përjashtuar, ka krijuar një situatë tejet të vështirë, siç nënvizohet në një komunikatë shtypi. Të shumtë pjesëmarrësit nga çdo anë e botës.

“Papa Françesku siguron praninë e tij në mbrëmjen e ditës së parë, 3 qershor”, njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.