2016-06-01 16:01:00

Ati i Shenjtë përsërit me turmën: “O Zot, ki mëshirë për mua, mëkatarin”


O Zot, ki mëshirë për mua, mëkatarin!”. Kjo lutje, e këshilluar nga Jezusi përmes shëmbëlltyrës së tagrambledhësit dhe farizeut, u shqiptua tri herë nga Papa, së bashku me turmën, mbledhur rreth tij në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e përgjithme të së mërkurës. Mund të lutesh me arrogancë e hipokrizi - kujtoi Françesku - ose duke u paraqitur para Zotit ashtu siç jemi. Farizeu shtegtoi drejt Tempullit i sigurt se nuk e kishte humbur kurrë udhën e zemrës së tij. Tagrambledhësi, përkundrazi, u paraqit me shpirt të përvuajtur, të penduar. E Zoti ka dobësi për njerëzit e përvuajtur! Duhet të rikthehemi, prandaj, tek lutja e heshtur, ta gjejmë përsëri udhën drejt zemrës sonë, sepse aty na pret Zoti, na flet Zoti! E vetëm duke u nisur nga zemra, mund t’i takojmë edhe të tjerët.








All the contents on this site are copyrighted ©.