2016-05-31 10:29:00

Uratë Zojës Bekuar ditën e fundit të majit.


Uratë Zojës Bekuar ditën e fundit të majit.

Mari, Nënë e pohimit, ti ke dëgjuar Krishtin,
ia njeh timbrin e zërit
e rrahjet e zemrës.
tregona udhën, që të ecim pas Teje
në shtegun e fesë.

Mari, ti që në Nazaret jetove me Jezusin,
bëj të ndjejmë në zemër atë që ndjeve ti,
butësinë tënde e heshtjen tënde në dëgjim,
e Fjala të lulëzojë
në sa udhën tonë e zgjedhim krejt lirisht.

Mari, folna për Jezusin, që freskia e fesë
të na ndrisë në sy,
e ngrohja zemrën atij që takojmë,
si bëre ti me Shën Elizabetën
që në moshë të shtyrë
galdoi bashkë me ty për dhuratën e jetës.

Mari, Virgjër e Magnificat:
ndihmona ta çojmë gëzimin në botë.
Si në Kanë, nxiti të rinjtë
t’u shërbejnë vëllezërve e të bëjnë
ashtu si i këshillon Krishti.

Mari, na prij drejt qiellit,
ndihmona që sytë gjithnjë t’i lartojmë.
Duam ta shohim Krishtin, të flasin për Të
e dashurinë e tij të gjithëve t’ua kumtojmë!
 Benedikti XVI më 31 maj 2007








All the contents on this site are copyrighted ©.