2016-05-25 14:49:00

Papa për Sirinë: të ndryshojnë zemrat ata, që mbjellin vdekje e shkatërrim


Në audiencën e përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, mendimi i Papës shkoi edhe në tokën, që Ati e Shenjtë e quajti sërish “Siria e dashur”. Në ato troje, i ashtuquajturi Shtet Islamik, Isis, vijon të shkaktojë tmerr e panik, pavarësisht se kundërsulmet e aleatëve po intensifikohen, sidomos në zonën e Raqqa-s, konsideruar kryeqyteti i xhihadistëve. Të hënën, një sërë kamikazesh, si kurrë ndonjëherë, shkatërruan zonën bregdetare siriane, në Tartus dhe në Jabla, shumë afër me bazat më të rëndësishme ruse në Lindjen e Mesme. Pikërisht këtyre atentateve terroriste iu referua Papa Françesku, duke kujtuar viktimat, “rreth njëqind civilë të pambrojtur”:

         “Ju nxis të gjithëve t’i luteni Atit të mëshirshëm, t’i luteni Zojës, që t’u japë pushimin e pasosur viktimave, ngushëllimin, familjarëve dhe t’u ndryshojë zemrat atyre, që po mbjellin vdekje e shkatërrim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.