2016-05-25 11:04:00

Papa për Ditën e fëmijëve të zhdukur: të mos jemi indiferentë


Sot, e gjithë bota kujton fëmijët e zhdukur, në Ditën Ndërkombëtare kushtuar atyre. Në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku bëri këtë thirrje:

         “Është detyrë e të gjithëve të mbrohen fëmijët, sidomos ata, që ndodhen përballë rrezikut të madh të shfrytëzimit, të trafikimit dhe të sjelljeve devijante. Uroj që autoritetet civile dhe fetare t’i shkundin e t’i sensibilizojnë ndërgjegjet, për të shmangur indiferencën para vështirësive të fëmijëve pa njeri, të shfrytëzuar e të larguar nga familjet e nga konteksti shoqëror i tyre, fëmijë që nuk mund të rriten në qetësi e nuk mund ta shohin me shpresë të ardhmen. I ftoj të gjithë të luten që secili prej tyre të rikthehet pranë të afërmve, që e duan”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.