2016-05-20 11:48:00

Prefekti Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Filoni në Kolombi për Kongresin misionar


Kardinali Fernando Filoni, Prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, nga data 21 e deri më 28 maj gjendet për një vizitë baritore në Kolombi, për shugurimin ipeshkëvnor të vikarëve apostolik të Puerto Gaitàn e të San Andrés y Providencia, për një vizitë në vikariatin apostolik të Guapi-t e atij të Puerto Leguìzamo, si dhe për të kryesuar Kongresin Misionar kombëtar që mbahet në Bucaramanga.








All the contents on this site are copyrighted ©.