2016-05-20 19:09:00

Egyptair: dhimbja e Papës në mesazhin për presidentin Al Sisi


Ndërsa fillojnë të gjenden kufomat e para në detin pranë ishullit grek Karpathos, në telegramin e ngushëllimit për 66 udhëtarët e avionit Egyptair, që ra në Mesdhe, shprehet gjithë dhimbja e Papës Françesku. Telegrami i nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i është dërguar presidentit egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi.

         “Pasi mori vesh me trishtim rënien tragjike të avionit të linjës egjiptiane – lexohet në telegram – Papa Françesku siguron lutjen dhe solidaritetin e tij në këtë çast të vështirë dhe ia rekomandon shpirtrat e viktimave me kombësi të ndryshme, mëshirës së Zotit të Gjithpushtetshëm”. Së fundi, Ati i Shenjtë bekon të gjithë familjarët e viktimave e të gjithë ata, që po kërkojnë trupat pa jetë e po ngushëllojnë të afërmit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.