2016-05-18 11:33:00

Papa: lutem për paqen e qëndrueshme në Ukrainë dhe lehtësimin e vuajtjeve të popullsisë


“Përshëndes me përzemërsi të veçantë – tha Papa Françesku gjatë përshëndetjeve drejtuar shtegtarëve të audiencës së përgjithshëm, para mase 28 mijë shtegtarëve të pranishëm sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan – fëmijët ukrainas, jetimë e refugjatë për shkak të konfliktit të armatosur që akoma zgjat në lindje të vendit. Me ndërmjetësimin e të Shenjtueshmës Mari Virgjër – shtoi Ati i Shenjtë Bergoglio - “e ripërtërij lutjen time për Ukrainën që të arrihet paqja e qëndrueshme, e cila të mund t’ia lehtësojë vuajtjet popullsinë kaq shumë të sprovuar e t’u ofrojë një të ardhme paqësore brezave të ri”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.