2016-05-18 16:58:00

Delegacion i Selisë së Shenjtë në Takimin humanitar botëror të Stambollit


Më 23 e 24 maj, në Stamboll të Turqisë, do të mbahet Takimi i parë humanitar botëror, organizuar nga Kombet e Bashkuara. Objektivi i tij është gjetja e mënyrave të reja për të përballuar krizat, duke shpëtuar jetë njerëzish, duke lehtësuar vuajtjet e tyre e duke i mbrojtur më mirë më të brishtët.

Në Takim do të marrë pjesë një delegacion i nivelit të lartë nga Selia e Shenjtë. Kreu i tij do të jetë Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin; zv. Kryetarët do të jenë imzot Bernardito Auza, vëzhgues i përhershëm në OKB, dhe imzot Silvano Tomasi, ish vëzhgues në selinë e OKB-së në Gjenevë, tashmë, në Këshillin Papnor për Drejtësinë e Paqen. 








All the contents on this site are copyrighted ©.