2016-05-17 14:26:00

Vdiq kardinali Coppa. Papa: “Njeri i nderuar i Kishës”


Një “njeri i nderuar i Kishës”, që “ka dëshmuar urtinë baritore, me një vëmendje të veçantë ndaj nevojave të tjerëve, duke shkuar në takim tek të gjithë me mirësi e butësi”. Ky kujtimi që bënë Papa Françesku në telegramin e ngushëllimin, duke folur me “mallëngjim të thellë e admirim të sinqertë” për vdekjen e kardinalin Giovanni Coppa, 90 vjeç, mbushur më 9 nëntorin e kaluar, i cili ndërroi jetë dje në Romë, në klikën Villa Luisa.
Kremtimi i funeralin do të bëhet nesër në Shën Pjetër në Vatikan nga kardinali dekan, Angelo Sodano, e në mbarim të Meshës së dritës, Papa Françesku do të zbresë në Bazilikë për të udhëhequr ritin e salikimeve të shenjta.
Piemontez nga Alba, kardinali i ardhshëm shugurohet meshtar në vitin 1949 e në vitin 1952 e fillon shërbimin e tij pranë Selisë së Shenjtë në Kancelarinë Apostolike. Më 1958 transferohet në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit e pas disa vitesh merr pjesë në Koncilin e II të Vatikanit si ekspert i gjuhës latine, që do ta bëjë bashkëpunëtor  “bujar e kompetent” në përpilimin e dokumenteve konciliare, nënvizon Papa Françesku.
Shugurohet ipeshkëv nga Shën Gjon Pali II më 6 janar 1980. Dhjetë vjet më vonë dërgohet si nunc apostolik në republikën e asaj kohe të Çekosllovakisë, e këndej merr detyrën e përfaqësuesit papnor pranë Republikës Çeke dhe pranë Sllovakisë  më 1993, duke mbetur nunc apostolik në Prag deri më 2001.
Papa Benedikti XVI e krijon kardinal në Konçistorin e 25 nëntorit 2007 dhe hirësia e tij i kalon vitet e fundit të jetës në Vatikan.
Me vdekjen e kardinalin Coppa, urdhri i Diakonëve, Kolegji kardinalor sot përbëhet nga 214 kardinaj, prej të cilëve 114 me të drejtën e zgjedhjes dhe 100 pa të drejtën e zgjedhjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.