2016-05-14 17:01:00

Françesku do të kremtojë Meshën e Rrëshajëve në Shën Pjetër


Papa Françesku do të kremtojë, nesër, duke nisur nga ora 10.00, në Bazilikën e Vatikanit, Meshën në Solemnitetin e Rrëshajëve. Në ritet e hyrjes Ati i Shenjtë do të lutet që Zoti të na përtërijë shpirtërisht, që të jemi gjithnjë besnikë ndaj Shpirtit Shenjt, i cili na u dha si dhuratë.

Ndërmjet ndjeteve të lutjes së besimtarëve, një mendim i posaçëm për ligjvënësit dhe qeveritarët, që “urtia, e cila zbret prej së larti, t’i çlirojë nga robëria e mendësisë së botës e t’u prijë në kërkimin e së mirës së vërtetë të çdo njeriu”. Do të ketë edhe lutje për thirrjet meshtarake, për të krishterët në vështirësi, për të varfërit e për gjithë njerëzit e munduar në botë.








All the contents on this site are copyrighted ©.