2016-05-13 15:09:00

Papa pret kryeministren e Polonisë: në qendër DBR dhe mikpritja e refugjatëve


 Papa Françesku priti në audiencë kryeministren polake, Beata Szydło (Sheduo). Në qendër të bisedimeve, njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, ishte Dita Botërore e Rinisë. U fol edhe për promovimin e familjes, mikpritjen e refugjatëve, konfliktin në Siri dhe situatën në Ukrainë e në Lindjen e Mesme, parë në kuadrin e kontributit pozitiv të Kishës katolike në shoqërinë polake.

Pritja e Papës për DBR-në  

Në qendër të vëmendjes, vizita që do të bëjë Papa në vend, korrikun e ardhshëm, me rastin e DBR-së së Krakovit si dhe prania e kardinalit Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, me cilësinë e legatit papnor, në kremtimet e Gniezno e Poznan, për 1050 vjetorin e pagëzimit të Polonisë.

Tema të tjera të audiencës: strehimi i refugjatëve e kriza ndërkombëtare

Më pas, vijon nota e Sallës vatikanase të Shtypit, u prekën edhe disa tema me interes dypalësh, si promovimi i familjes në rrethanat aktuale shoqëroro-kulturore dhe mikpritja e refugjatëve. Së fundi u diskutuan disa tematika lidhur me situatën ndërkombëtare, si paqja e siguria, konflikti në Siri dhe situata humanitare në Ukrainë e në Lindjen e Mesme.








All the contents on this site are copyrighted ©.