2016-05-11 11:37:00

Baba Mondi në Radio Vatikan: Papa na tha t'ia hapim portat Shpirtit


Sot paradite, para audiencës së përgjithshme, Papa Françesku u takua me një delegacion bektashi nga Shqipëria, udhëhequr nga Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Kulturës së bektashinjve, z. Syrja Xhelaj, si edhe nga kreu botëror i tyre për punët ndërfetare, z. Agim Zeka. O pranishem ne audience ishte edhe pergjegjesi i programit shqip te Radio Vatikanit dom David Xhuxha. Ati i Shenjtë Bergoglio, pa u kujdesur shumë për protokollin zyrtar, iu afrua Baba Mondit dhe foli vëllazërisht me të. Është hera e parë, që bashkësia e bektashinjve takohet me Pasardhësin e Shën Pjetrit, në Vatikan, gjë që i jep vizitës së këtij delegacioni karakter të rëndësishëm historik. 

Vizita e delegacionit të bektashinjve në Romë, organizuar në bashkëpunim me Këshillin Papnor për Dialogun Ndërfetar, filloi që dje, pikërisht me takimin me autoritetet e këtij dikasteri të Vatikanit e veçanërisht me Sekretarin e Këshillit, imzot Miguel Angel Ayuso Guixot. Ndërkaq, sot, në audiencën me Papën Françesku ishte i pranishëm kreu i dikasterit, kardinali Jean-Luis Tauran. Edhe përgjegjësi i redaksisë sonë, don David Gjugja, ndodhej në takim, pas të cilit i mori një intervistë Kryegjyshit botëror. Ta dëgjojmë….

 








All the contents on this site are copyrighted ©.