2016-05-04 12:23:00

Papa: Krishti është gëzimi më i madh i jetës.


“Krishti është gëzimi jonë më i madh, Ai është përherë pranë nesh e nuk na zhgënjen kurrë”. Kështu shkruan Papa Françeskun në Tweet-in e së mërkurës, 4 maj 2016, botuar në faqen e internetit @Pontifex.

Asnjë dele nuk mund të humbët

Gjithnjë sot më 4 maj, Papa Françesku ia kushtoi katekizmin e audiencës së përgjithshme shëmbëlltyrës së Bariut të Mirë, që le grigjën për ta kërkuar delen e humbur. “Afërsia e Jezusit ndaj mëkatarëve nuk duhet të shkandullon” tha Papa por duhet të na bëjë të reflektojmë “se si mund ta jetojmë fenë tonë”. “Ne të krishterët nuk duhet të jemi të mbyllur sepse do të na vijë erë myku prej gjërave të mbyllura”. Nëse ndiqen ‘rrugët e vëllazërimit’, asnjë distancë nuk mund ta mbajë larg një bari shpirtëror apo një vëlla”, e “në vizionin e Jezusit” “gëzimi i Hyjit është të gjejë atë që ka humbur”, tha Papa në audiencën e përgjithshme, para 21 mijë shtegtarëve të pranishëm sot në Sheshin e shën Pjetrit në Vatikan.

Takimi e dialogu mes feve

“Pas këtij takimi me fjalën, zemrat takohen e fillon dialogu i miqësisë që përfundon me shtrëngimin e duarve. Fjala, zemra, duart. Është thjeshtë. E di këtë edhe një fëmijë...Pse të mos e bëjmë edhe ne? E ky është hapi kaq i vogël, i vogël – hapi i ndërtimit, i miqësisë, i shoqërisë. Të gjithë e kemi një Atë Qiellor të përbashkët, jemi vëllezër. Të ecim kësaj udhe, se është gjë e bukur. Ju falënderoj se ju jeni të bindur se është gjë e bukur të shkosh kësaj rruge”. Kështu Papa e shpjegoi domethënien e “dialogut”, duke përshëndetur – para audiencës së përgjithshme, sallën e vogël të Palit VI – pjesëmarrësit e një takimi me “Royal Institute for Interfaith Studiues” nga Ammani, organizuar nga Këshilli Papnor për dialogun ndërfetar. 








All the contents on this site are copyrighted ©.