2016-05-02 16:08:00

Të pastrehët e gjithë Evropës do të takohen me Papën Françesku


Nëntorin e ardhshëm, mijëra njerëz, që kanë jetuar e jetojnë në rrugë, do të nisen nga e gjithë Evropa për t’u takuar me Papën Françesku në Romë, një javë para përfundimit të Jubileut të Mëshirës. Ati i Shenjtë do t’i presë më 11 nëntor, në festën liturgjike të shën Martinit të Tours, i cili i pati falur edhe mantelin e vet një lypësi, kur ishte akoma pagan e ushtar i Perandorisë Romake. Në atë takim, shën Martini ndryshoi jetë: në zhelanin, takoi Krishtin. Françesku u dhuron shpesh krerëve të shteteve e të qeverive një medalje, ku pasqyrohet gjesti i shenjtit, për t’u kujtuar të mbrojnë të drejtat dhe dinjitetin e të varfërve.

Të dielën, më 13 nëntor, të pastrehët do të marrin pjesë në meshën e kryesuar nga Papa. Jubileu i tyre organizohet nga shoqata “Vëllai”. “Kjo kohë shtegtimi dhe takimi me Papën Françesku – lexohet në një komunikatë të saj – do t’u japë mundësinë njerëzve më të brishtë të shoqërisë sonë, shpesh të mënjanuar, të zbulojnë se vendi i tyre është në zemrën e Zotit e në qendër të Kishës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.