2016-05-02 15:10:00

Nigeri: makina e kard. Onaiyekan sulmohet nga njerëz të armatosur


Shtypi nigerian jep lajme mbi sulmin kundër kryeipeshkvit metropolit të Abuzhës, kryer të premten nga një grup i armatosur, që goditi makinën, me të cilën udhëtonte kardinali John Onaiyekan, përgjatë rrugës Benin-Ekpoma, në Shtetin Edo. Sipas dëshmitarëve, agresorët mund të jenë hajdutë Fulanë.

Fatmirësisht, plumbat kanë lënë vetëm vrima në makinë dhe kanë thyer një xham, por nuk kanë prekur njerëz. Kleri i vendit i kërkon presidentit të Nigerisë më shumë kontrolle e siguri, sidomos në Shtetin Edo, ku episode të tilla janë shtuar. Miqtë, dashamirët dhe autoritetet i shprehën kardinalit solidaritetin e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.