2016-04-28 14:09:00

Imzot Massafra; Shqipëria priti me entuziazëm vendimin e Papës mbi martirët shqiptarë


Shqipëria priti me entuziazëm vendimin e Papa Françeskut për nënshkrimin e dekretit, sipas të cilit do të shpallen të lumtur kryeipeshkvi i Durrësit, imzot Vinçenc Prennushi e 37 shokët e tjerë, martirë në kohën e regjimit komunist ateist në Shqipëri, të vrarë ndërmjet viteve 1945-1974.

Mirënjohje për Martirët, krenari e nxitje për të gjithë ne, për të vijuar gjurmëve të tyre në shoqërinë e sotme, po me ato vlera dhe bindje që jetuan e dëshmuan martirët tanë me fe, me dashuri e me dhurimin e jetës, thotë kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë dhe kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra. Ai, mes tjerash, pohon se së shpejti do të vendoset edhe data e vendi ku do te kremtohet ceremonia e lumnimit të martirëve shqiptarë. Po ta dëgjojmë imzot Massafrën në mikrofonin e dom David Gjugjës......

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.