2016-04-22 14:08:00

Nunci i ri në SHBA: Kishë në dalje e në dëgjim


Papa Françesku priti dje në audiencë kryeipeshkvin francez Christophe Pierre, emëruar nunc apostolik në Shtetet e Bashkuara më 12 prillin e kaluar

70 vjeç, lë drejtimin e nunciaturës së Meksikës, ku pati shkuar në vitin 1997, për të përfaqësuar Papën në një Kishë tjetër, në dalje e në dëgjim. 

Pyetje: - Ju u takuat e Papën: besojmë se ju inkurajoi për misionin e ri në SHBA, ku sfidat janë krejt të ndryshme, nga ato të Meksikës, prej nga po largoheni?

Përgjigje: - Natyrisht! Papa më dërgoi si përfaqësues të tij dhe është shumë e rëndësishme që ne, nuncët, jemi përfaqësues të Papës, domethënë, nuk shkojmë “për llogari tonë”, por për të bërë atë, që na porosit Ati i Shenjtë….. Ka rëndësi të mos harrohet se Kisha, është Kishë vendase e, prej këndej, ipeshkvijtë, meshtarët dhe të gjithë besimtarët kanë përgjegjësinë e vet, kur është fjala për  bashkimin e përhershëm me Kishën universale e, posaçërisht, me Atin e Shenjtë, që është pasardhës i Shën Pjetrit. Pra, ne jemi atje për të ndihmuar Papën, që ta njohë realitetin e kësaj Kishe e edhe të veprojë për ta ndihmuar të mbetet e lidhur fort me Selinë Apostolike…Është një punë jashtëzakonisht e rëndë, e vështirë, por unë jam njeri me zemër të hapur, i gatshëm për t’i njohur vendet e njerëzit ku shkoj, siç kam bërë në misionet e ndryshme. E, shpresoj se nuk do ta kem shumë të vështirë… Sfidat nuk mungojnë, e megjithatë, shkoj plot me besim. Gjëja e parë është t’i njohësh vendin e njerëzit, t’i dëgjosh; e unë mendoj se një nga cilsitë, që na kërkon Papa, është pikërisht dëgjimi, domethënë, të mos shkojmë me paragjykime….








All the contents on this site are copyrighted ©.