2016-04-22 16:20:00

Jubileu i adoleshentëve: “Të rritemi të mëshirshëm, si Ati”.


Dy ditë kremtime për Jubileun e djemëve e vajzave nga 13 deri në 16 vjeç, me temë: “Të rritemi të mëshirshëm, si Ati”.

Dje dita e parë, të pranishëm në Romë, më se 70 mijë adoleshentë, ardhur nga të gjitha dioqezat italiane e 600 të tjerë, nga Spanja, Franca, Koreja e Jugut, Shqipëria, Belgjika, Argjentina, Kili, Gjermania, Portugalia dhe SHBA-të. Për mikpritjen e  tyre u mobilizuan 207 famulli.

Gjithë këto djem e vajza, në prillin e jetës, ishin sot të pranishëm në Meshën Shenjte të Jubileut të tyre, kyesuar nga Papa, duke nisur nga ora 10.30. Në zemrat e gjithë asaj turme rinore jehonin fjalët e mesazhit të Papës, drejtuar secilit prej tyre, botuar më 14 janarin e kaluar:

“Kisha po jeton Vitin Shenjt të mëshirës, kohë hiri, paqeje, kthese e gëzimi, që i përfshin të gjithë: të vegjël e të mëdhenj, të afërt e të largët. Nuk ka kufij as distanca që mund ta pengojnë mëshirën e Atit për të qenë e pranishme mes nesh! Kjo kohë e çmuar ju përket juve, të dashur djem e vajza, e unë ju drejtohem që të merrni pjesë, të bëheni protagonistë, ta zbuloni se jeni bijtë e Zotit. Do të desha t’ju thërres emër për emër, ashtu si ju thërret Jezusi çdo ditë…”.

Mos përgatisni vetëm çantat e shpinës e parullat, i pati nxitur Françesku të rinjtë, përgatisni sidomos mendjet e zemrat tuaja”.

Kështu Papa, e adoleshentët, në vrullin e moshës, iu përgjigjen entuziazmit të Papës, me entuziazëm, dashurisë me dashuri e Sheshi i Shën Pjetrit ndjeu sesi në gjymtyrët e  lodhura nga motet, po i rridhte gjaku i të krishterëve të rinj!

Festa vijoi gjithë ditën, me shtegtimin në Portën Shenjte, vizitat në disa vende dëshmie dhe takimet e shkurtëra të katekizmit.

Po festa kishte nisur që dje.

Sapo arritën, duke nisur nga ora 9.00 e së shtunës, adoleshentët u përgatiten për rrëfim, në tri Kishat jubilare (Shën Shëlbuesi në Lauro, Shën Maria në Valiçela  dhe Shën Gjon Pagëzuesi i Fiorentinëve).

Në orën 11.000 arritën në Bazilikën e Vatikanit dhe nisën shtegtimin me grupe, duke kapërcyer Portën e Shën Pjetrit e duke u gjunjëzuar te varri i Princit të Apostujve. Ndërkaq në shesh kishte nisur festa liturgjike.

Në orën 18.00-20.00 u nisën drejt Stadiumit Olimpik, ku morën pjesë në një festë të paharrueshme rinore. Papa Françesku iu drejtua të rinjve me një videomesazh,  përmes të cilit u kërkoi të jenë shpresa e Kishës dhe e botës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.