2016-04-20 15:37:00

Papa skiatorëve austriakë: të jeni lajmëtarë të forcës bashkuese të sportit


Pak para audiencës së përgjithshme, Papa u takua, në Sallëzën pranë Sallës Pali VI, me sportistët e Federatës austriake të skive:

Kur mendoj për Austrinë me malet e saja të larta, mbuluar me dëborë - tha - më vjen në mendje edhe sporti dimëror. Rrëshqitja me ski ka rëndësi dhe traditë të madhe në vendin tuaj e mbarë popullsia zien, kur ju i fitoni garat:

“Ju jeni modele posaçërisht për shumë të rinj. Por jeni edhe figura integrimi, jo vetëm për garat sportive, por edhe për virtytet dhe vlerat  që përfaqëson sporti; angazhim, ngulm, vendosmëri, korrektësi, solidaritet, frymë skuadre. Me shembullin tuaj kontribuoni gjithnjë në formimin e shoqërisë. Jini përherë kasnecë të forcës bashkuese të sportit. E edhe të mikpritjes! E, duke u rikthyer edhe një herë tek pasuria natyrore e vendit tuaj, jini lajmëtarë të mbrojtjes së ambientit dhe të bukurisë së krijimit të Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.