2016-04-20 12:10:00

Audienca e përgjithshme: të dallohet mëkati nga mëkatari


Në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku u ndalua mbi një aspekt të mëshirës, pasqyruar mrekullisht mirë në fragmentin ungjillor të Shën Lukës. Bëhet fjalë për një ngjarje, që i ndodhi Jezusit, ndërsa ishte mysafir  tek një farize me emrin Simeon. Ky  e kishte ftuar Jezusin në shtëpinë e tij, sepse kishte dëgjuar të flitej për të, si për një profet të madh. E ndërsa ishin ulur në sofër, hyn një grua e njohur në të gjithë qytetin si mëkatare e madhe. Pa thënë asnjë fjalë, ajo i bie Jezusit ndër këmbë, ia fshin me flokët e saj të gjatë, pastaj ia puth e ia lyen me vaj aromatik, të cilin e kish sjellë me vete”.

Rreth kësaj skene u shtjelluar katekizmi i audiencës së sotme, për t’u kujtuar besimtarëve se Fjala e Zotit na mëson ta dallojmë mëkatin nga mëkatari: me mëkatin nuk duhet rënë kurrë në kompromis, ndërsa mëkatarët - domethënë ne të gjithë - janë si të sëmurët, që duhen mjekuar, prej këndej,  kanë nevojë për mjekun që t’u afrohet, t’i vizitojë, t’i prekë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.