2016-04-19 14:34:00

Benedikti XVI falënderon për urimet e ditëlindjes


“Nësa i falënderon të gjithë ata, që e uruan me rastin e 89-vjetorit të ditëlindjes, Papa i nderit, Benedikti XVI, ua  kthen duke u uruar çdo të mirë e, në këtë Vit Jubilar, i shoqëron me lutjen dhe Bekimin e Tij”. Është ky mesazhi, besuar Fondacionit vatikanas Joseph Ratzinger-Benedikti XVI, si falënderim nga ana e Papës së nderit “për shprehjet e panumërta të urimeve që arritën më 16 prill në Vatikan, ku Benedikti XVI i kalon ditët duke u lutur, duke studiuar e duke shkruar".

Mesazhi i shkurtër u botua në kanalin e internetit të Fondacionit kushtuar Jozeph Ratzinger, i cili sot kremton një përvjetor tjetër: 11 vjetorin e zgjedhjes në Katedrën e Pjetrit. Më 16 prillin e kaluar, edhe Papa Françesku e uroi përzemërsisht Benediktin, si duke folur me gazetarët në avion, ashtu edhe më pas, në një tweet, përmes të cilit i ftonte besimtarët të luten për të, “duke e falënderuar Zotin, që ia dhuroi Kishës e Botës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.