2016-04-15 18:09:00

Lesbos


LESBOS (greqisht: Λέσβος, shqipto. Lezvos) është një ishull në Egjeun verilindor, përballë brigjeve të gadishullit anatolik. Ka formë trekëndshe, me kulmin drejtuar nga verilindja, me dy gjire të thella, të hapura në jug, që përbëjnë dy porte natyrore. Pjesa e brendshme është kodrinore  e arrin kulmin me majën e malit Olimp (968 metra lartësi), që nuk duhet ngatërruar me male të tjera, që kanë të njëjtin emër, në të katër anët e zonës (Greqi, Qipro, Turqi etj. etj.). Me një sipërfaqe prej 1.630 km2, Lesbos zë vendin e tretë për madhësi ndërmjet ishujve të shumtë grekë e të tetin ndërmjet ishujve të Mesdheut (320 km bregdet). Ka një popullsi prej rreth 90.643 banorësh(2001), një treta e të cilëve, të vendosur në kryqendrër, Mitilene.

I banuar që nga koha e re e gurit, e edhe gjatë  epokës së bronzit, në shekullin VII ishulli bëhet qendër artistike e filozofike dhe fiton pushtet të madh ndër dete. Në shekullin VI para Krishtit pushtohet nga persianët e, në vijim, bie në dorë të athiniotëve e pastaj, pushtohet nga romakët. Pas rënies së Perandorisë romake, pushtohet nga saraçenët e, në vitin 1261, bëhet pjesë e perandorisë bizantine, deri në vitin 1460, kur pushtohet nga otomanët. Vula që lanë turqit shihet edhe sot e kësaj dite në ishull, gjë që e dëshmon prania e një mori xhamish. Në vitin 1824 ngriti krye, por revolta kundër pushtuesve u shtyp me gjak. Më 8 nëntor 1912, Lesbos u çlirua nga flota greke. Traktati i Lozanës (1923) siguroi bashkimin e Lesbos me pjesën tjetër të Greqisë.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.