2016-04-13 15:41:00

Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkvi i ri i Tivarit, në mikrofonin e RV flet për misionin e ri ipeshkëvnor


Më 5 prill të këtij viti, Papa Françesku ka emëruar kryeipeshkëv të ri të kryedioqezën së Tivarit në Malin e Zi, meshtari kosovar, Rrok Gjonlleshaj, deri tani famullitar në Kishën e Shëna Ndout në Prishtinë.

Don Rrok Gjonlleshaj ka lindur më 10 shkurt 1961 në Velezhë, territor i Administraturës Apostolike të Prizrenit. Pasi përfundoi formimin shkollor në vendlindje, vijoi me studimet filozofike dhe teologjike në Seminarin e Rijekës, në Kroaci. U shugurua meshtar në vitin 1987 e më pas, shërbeu në shumë famulli të Kosovës, së pari si vikar e pastaj si famullitar. Ka qenë edhe drejtor i Radio Marisë, emitentes katolike lokale dhe bashkëpunëtor me revistën fetaro-kulturore “Drita”.

Aktualisht është famullitar i kishës së Shna’Ndout në Prishtinë dhe njëkohësisht, kryen edhe detyrën e ekonomit të Administraturës Apostolike të Prizrenit. Në mikrofonin e dom David Gjugjës, kryeipeshkvi ri i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj flet për emërimin e tij dhe misionin e ri, ta dëgjojmë....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.