2016-04-11 13:45:00

Masakër mbi të krishterët në Siri: më se 21 viktimat në Al Qaryatayn


Në Siri më se 21 të krishterë u vranë nga xhihadistët e Shtetit të vetëshpallur Islamik. Ngjarja ndodhi në  Al Qaryatayn, në pjesën qendrore të vendit. Njoftimin e jep, në një intervistë të Bbc, patriku siro-ortodoks i Antiokisë dhe i gjithë Lindjes, Ignatius Aphrem II, duke shtuar se në këto muajt e fundit  qyteza asiro-kristiane e Al Qaryatayn pësoi shkatërrime të rënda. Ndërmjet tjerash u kthye në gërmadhë një nga manastiret më lashta.

Dramatike, dëshmitë që dha në Bbc Ignatius Aphrem II. Patriku siro-ortodoks foli edhe për masakrën që ndodhi para çlirimit, javën e kaluar, në një zonë strategjike për forcat siriane, të mbështetura nga aviacioni rus. Sipas patrikut, para betejës ndërmjet ushtarëve sirianë e milicve të Shtetit të vetëshpallur Islamik, në këtë qytezë të provincës së Homsit kishin mbetur vetëm 300 të krishterë. Disa u vranë ndërsa përpiqeshin të iknin. Të tjerët, sepse nuk pranuan të kthehen në fenë islame. Shumë njerëz nuk dihet fare se ku gjinden. Ndërmjet viktimave ka shumë gra. Xhihadistët - shpjegoi patriku siro-ortodoks i Antiokisë dhe i gjithë Lindjes – kishin vënë në plan t’i shisnin si skllave vajzat e krishtera, të mbetura në zonë.  E, së fundi, milicët islamikë po përgatisnin sulme të reja në drejtim të Libisë e, posaçërisht, në jug të Sirtes, ky u boshatisen tri qendra nafte.  








All the contents on this site are copyrighted ©.