2016-04-07 13:53:00

Kriza humanitare e emigrantëve, në takimin e Papës me kryeministrin kroat


Sot paradite Ati i Shenjtë Françesku priti kryeministrin e Kroacisë, Tihomir Orešković. Më pas kryeministri kroat u takua me Hirësinë e Tij, kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga imzot Antoine Camilleri, Nën-Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Kroacisë, shprehje e të cilave ishte edhe vizita e sotme, dhe u konfirmua dëshira e përbashkët për të vijuar dialogun konstruktiv mbi temat me interes të përbashkët, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare e asaj civile. Një vend të rëndësishëm në bisedime zuri edhe figura e të Lumit Alojzije Stepinac,  që vlerësohet shumë lart nga besimtarët kroatë, si dhe gjendja e popullsisë kroate në Bosnjë e Hercegovinë.

Në shkëmbimin e mendimeve lidhur me çështjet ndërkombëtare e rajonale, u shpreh, në mënyrë të posaçme, shqetësimi për krizën humanitare të refugjatëve në Lindjen e Mesme, për situatat e konfliktit në disa zona të botës si dhe për aktet, që synojnë t’i dobësojnë bazat e bashkëjetesës civile.  








All the contents on this site are copyrighted ©.