2016-04-06 12:06:00

Papa: sporti, veprimtari që i afron popujt


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa kujtoi se sot kremtohet Dita III Botërore e Sportit për Paqen dhe Zhvillimin, themeluar nga Kombet e Bashkuara. Sporti është veprimtari universale - kujtoi - i afron popujt e mund të kontribuojë për krijimin e mundësive, që njerëzit të takohen e  konfliktet të kapërcehen. Prandaj inkurajoi të jetohet përmasa sportive si palestër virtytesh, që ndikon në zhvillimin e gjithanshëm të individëve dhe të bashkësive.

Më pas, një përshëndetje e përzemërt, drejtuar të rinjve, të sëmurëve e të sapomartuarve, të  pranishëm në audiencë, shoqëruar me porosinë:

“Shikoni modelin e Zojës së Bekuar, për ta jetuar këtë Kohë Pashkësh duke dëgjuar fjalën e Zotit, duke praktikuar veprat e dashurisë së krishterë e duke e jetuar me gëzim përkatësinë tuaj në Kishë, që është familje e dishepujve misionarë të Krishtit të Ngjallur”.








All the contents on this site are copyrighted ©.