2016-04-06 11:41:00

Audienca e përgjithshme: gjykojmë, por edhe ne jemi mëkatarë


Në audiencën e përgjithshme, mbajtur sot në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa, pas reflektimeve për mëshirën në Besëlidhjen e Vjetër, nisi një cikël të ri katekizmi, në të cilin do të shtjellojë sesi vetë Jezusi e çoi mëshirën në përmbushjen e saj të plotë. Mëshirë që - kujtoi Françesku - ai vetë e shprehu, e realizoi, e komunikoi gjithnjë, në çdo çast të jetës së Tij tokësore. Duke u takuar me turmat, duke kumtuar Ungjillin, duke shëruar të sëmurë, duke iu afruar të harruarve, duke falur mëkatarët, Jezusi e bën të dukshme dashurinë, që u përket të gjithëve: pa përjashtuar asnjeri. E pa asnjë kufi! Dashuri e pastër, e pashpërblim, e përkryer. Dashuri, që arrin kulmin e vet në Flijimin e Kryqit. Po, Ungjilli është vërtet “Ungjilli i mëshirës, sepse vetë Jezusi është Mëshira!








All the contents on this site are copyrighted ©.