2016-04-03 16:37:00

Ukrainë: gjithnjë më kritike gjendja e popullsisë


Thirrja e Papës për Ukrainën arrin në një çast, në të cilin flitet pak për këtë krizë. Ndërsa popullsia vijon të jetojë në gjendje dramatike. Kanë nevojë për ndihma 800.000 njerëz gjatë gjithë vijës, që ndan territoret nën kontroll të qeverisë ukrainase dhe 2.700.000, në zonat jashtë këtij kontrolli. 500.000 vetë janë pa bukë e kanë nevojë të ngutshme për gjithçka. Nevojat më të mëdha ndjehen në sektorin shëndetësor. Posaçërisht dramatike, gjendja e grave shtatzëna dhe e lehonave, ndërsa rreziku i përhapjes së Sidës dhe turberkulozit, është shumë i lartë. Mungojnë anestetikët dhe insulina. Shpesh operacionet bëhen pa anestezi. 1.300.000 njerëz rrezikohen të mbeten pa ujë të pijshëm, ndërsa kanë nevojë të ngutshme për ilaçe, mjekë e mjekime. 200.000 fëmijë strehohen në viset e Ukrainës, larg zonave të goditura. Ndër katër fëmijë ukrainas, një është refugjat.

Katolikët, që në Ukrainë janë 10% e popullsisë, edhe pse pakicë në zonën e goditur, kanë struktura efikase dhe mobilozohen me të gjitha forcat për t’i ndihmuar nevojtarët. Ndihmat, që Papa fton të mblidhen, do të shpërndahen kryesisht përmes bashkësive rregulltare. Do të ndihmohen të gjithë njerëzit, që kanë nevojë, pa asnjë dallim fetar. Prej këndej, duhet  koordinuar shpërndarja, e drejtuar nga krerët e konfesioneve të ndryshme fetare. Për mbledhjen e fondeve dhe mbarështimin e tyre, do të kujdeset Këshilli Papnor “Cor Unum”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.