2016-03-31 15:49:00

Schönborn: mëshira tregohet gjithnjë “këtu e tani” ndaj të vuajturve


Viti Shenjt i jashtëzakonshëm shpallur nga Papa Françesku jeton këto ditë një nga çastet e tij kulmore. Që sot e deri më 4 prill, në Romë, janë mbledhur anëtarët e Kongresit Apostolik Evropian të Mëshirës, që të shtunën do të marrin pjesë, së bashku me Papën, në Mbrëmjen e lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ata, që ndjekin përshpirtërinë e Mëshirës Hyjnore. Të dielën, gjithnjë në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë do të kremtojë meshën për ta.

Punimet e Kongresit i hapi kryetari i tij, kryeipeshkvi i Vjenës, kardinali Christoph Schönborn. Në ndërhyrjen e tij, kardinali u përpoq t’u japë përgjigje pyetjeve: ç’do të thotë mëshirë, sipas predikimit të Jezusit? A mund ta praktikojnë njerëzit mëshirën, apo këtë mund ta bëjë vetëm Zoti? Është reagim spontan i njeriut ndaj dhimbjes, apo është qëndrim i Jezusit, pra, specifik për krishterimin? Kardinali iu përgjigj një e nga një pyetjeve, për të arritur në bërthamën e thelbin e fesë së krishterë: “njerëzve pa mëshirë, Zoti u tregoi mëshirën e vet, fali mëkatarët, nuk i dënoi vrasësit, por dhuroi dashuri”.








All the contents on this site are copyrighted ©.