2016-03-30 18:28:00

Atë Vitor Demaj flet për botimet Françeskane shqiptare


Botimet Françeskane Shqiptare pasurohen vazhdimisht me libra të rinj, e kështu shtohet Kolana, tejet e njohur nga dashuronjësit e librit. Tashmë kjo Kolanë mbush një raft të tërë biblioteke, me vepra të luftuara, të martirizuara, si autorët e tyre e shpesh, gjysmë të harruara, që po risjellin ndërmjet lexuesve, pasurinë e pamasë të krijuar nga Provinca Françeskane e Zojës Nunciatë në shekuj.

Ndërmjet tyre, kryevepra të të gjitha fushave të dijes, duke nisur nga Lahuta e Malcisë e atë Gjergj Fishtës, te Kaununi i Lekë Dukagjinit, i mbledhur nga atë Shtjefën Gjeçovi; nga Kangët e Kreshnikëve, mbledhur nga Atë Bernardin Palaj e Atë Donat Kurti, tek Gramatika e famshme atë Justin Rrotës... e deri tek veprat e françeskanëve të rinj.  Pa harruar revistën “Hylli i Dritës”. Botimet vijojnë me zellin e ditëve të para, kur u mëkëmb arkivi e, pas tij, biblioteka françeskane dhe nisi të botohej kolana e librave të vjetër e të rinj.

Kohëve të fundit janë botuar dy libra me titullin “At Shtjefën Gjeçovi, thesar në hulumtim” dhe “Libri antikuar për Shqipninë në Bibliotekën Françeskane”, me autor fratin e ri, Át Viktor Demaj dhe Siva Kodheli.

Promovimi u organizua më 12 mars 2016, në ambientin e Librarisë Françeskane–Pedonale, me pjesëmarrjen e Prof. Dr Arben Prendit, Gjovalin Çunit; Át Viktor Demajt ofm, Siva Kodheli tdhe atë Mirash Marinajt ofm. 

Më hollësisht mbi veprimtarinë e françeskanëve në fushën e botimeve, flasim me atë Vitor Demaj, ofm, ta dëgjojmë.....








All the contents on this site are copyrighted ©.