2016-03-28 17:58:00

E Premtja e Madhe: ledhatimi i Papës për të pastrehët


Në mbrëmjen e së Premtes së Madhe të Pashkëve, ndërsa në Koloseum vijonte Udha e Kryqit me Papën Françesku, lëmoshtari papnor, kryeipeshkvi Konrad Krajewski, shkeli në skutat kryesore të Romës, i shoqëruar nga një grup bashkëpunëtorësh vullnetarë dhe nga disa të pastrehë, mysafirë të bujtinës  “Dhurata e mëshirës”, në bashkim shpirtëror me Udhën e Kryqit të kremtuar nga Papa. Njerëzve, që flinin rrugëve, iu shpërndanë dyshekë turistikë dhe një dhuratë e vogël – një ledhatim – nga ana e Papës. Ishte një udhë kryqi me njëqind stacione, që përfundoi pasi kishte kaluar mesnata e në horizont po niste të dukej drita e ditës së re, e së Shtunës së Madhe. Prelud i kremtimit papnor të Pashkëve 2016!








All the contents on this site are copyrighted ©.