2016-03-28 11:46:00

Atë Lombardi: atentati në Pakistan hedh hije ankthi mbi Pashkët


“Masakrimi i tmerrshëm i dhjetra njerëzve të pafajshëm në parkun e Lahores, hedh hije trishtimi e ankthi  mbi  festën e Pashkëve”. Këtë nënvizon atë Federico Lombardi, drejtor i Sallës vatikanase të Shtypit, në një notë kushtuar kësaj ngjarjeje tejet të hidhur e të padëshiruar. “Edhe një herë urrejtja vrastare – vëren - shfren paburrërisht mbi njerëzit më të pambrojtur. Së bashku me Papën, që u njoftua për ngjarjen - siguron atë Lombardi - lutemi për viktimat, jemi pranë të plagosurve, familjeve të goditura, pranë dhimbjes së tyre të pafund, pranë pakicave të krishtera të goditura edhe një herë nga dhuna fanatike e pranë mbarë popullit të plagosur pakistanez. Ashtu si pohoi dje Papa, pavarësisht nga ngulmi i këtyre shprehjeve të tmerrshme të urrejtjes, Zoti i kryqëzuar për ne u ngjall e vijon të na japë guximin dhe shpresën e duhur për të ndërtuar rrugë mëshire, solidariteti  me të vuajturit, dialogu, drejtësie, pajtimi e paqeje”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.