2016-03-27 14:06:00

Ngushëllimet e Papës për atentatin kamikaze në një stadium irakian


Në një mesazh ngushëllimi, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku shpreh dhimbjen për viktimat e atentatit terroristik në Stadiumin Iskanderiyah, në Irak, që të premten e kaluar u kushtoi jetën 40 vetëve. Ati i Shenjtë lutet për viktimat e për familjarët. Lutet edhe që, si përgjigje ndaj këtij veprimi të pakuptimtë dhune, populli irakian t’i refuzojë vendosmërisht udhët e urrejtjes e të konfliktit e të punojë, i bashkuar dhe pa frikë, për ardhmërinë e bazuar mbi respektin reciprok, solidaritetin e lirinë.   








All the contents on this site are copyrighted ©.