2016-03-25 14:31:00

Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg për genocid


Pas 12 vjetësh, gjatë të cilave u fsheh nëpër skutat e Republikës Serbe të Bosnjës e pas 6 vjetësh procesi në Hagë, Radiovan Karaxhiç, lideri serb i akuzuar për masakrimin e boshnjakëve, u dënua me 40 vjet burgim. Gjykata penale Ndërkombëtare e Hagës e deklaroi fajtor për genocid, për krime lufte e kundër njerëzimit si edhe për 10 akuza të tjera, që kanë të bëjnë me ngjarjet e Srebrenicës gjatë luftës në ish-Jugosllavi.

Më në fund, masakra e Srebrenicës, tragjedia më e rëndë në Evropë pas Holokaustit, ka përgjegjësin e vet. Radovan Karaxhiç, psikiatri 70 vjeçar, sipas Gjykatës, është fajtor për vrasjen e rreth 8000 myslimanëve boshnjakë, përfshi gra e fëmijë, në korrik të vitit 1995. Gjithashtu, ai është përgjegjës edhe për vrasjen e persekutimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, që vijoi 44 muaj e shkaktoi 10 mijë viktima. Këtyre krimeve u shtohet edhe “marrja peng” e 284 helmetkaltërve të OKB-së, që u përdorën si mburoja njerëzore. Me të, u dënua edhe Ratko Mladiç, krahu i tij i armatosur, e tre të tjerë, për bashkëpunim në krim. Për familjet e viktimave, drejtësia fitoi, por avoktai i ish-kreut të serbëve të Bosnjës lajmëroi se do të paraqesë apel.








All the contents on this site are copyrighted ©.