2016-03-24 18:00:00

Papa në Instagram: lutje e afërsi me popullsinë belge


“I siguroj lutjen dhe afërsinë time popullsisë së dashur belge, të gjithë familjarëve të viktimave dhe të gjithë të plagosurve”. Ky është mesazhi, me të cilin Papa Françesku shoqëron një video, publikuar mbrëmë në faqen e tij në Instagram, @Franciscus. Në video duken imazhe nga homazhet për viktimat e atentateve në Bruksel, të alternuara me imazhe të Papës Françesku në lutje, në audiencën e përgjithshme të djeshme. Faqja Instagram e përuruar nga Ati i Shenjtë më 19 mars, ka arritur tashmë 2 milion ndjekës në të gjithë botën.








All the contents on this site are copyrighted ©.