2016-03-22 13:54:00

Telegram i Papës Françesku për viktimat e Brukselit


Papa Françesku dënon dhunën e verbër, që po shkakton kaq shumë vuajtje në Bruksel. Në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, thuhet:

“Pasi mësoi për atentatet e Brukselit, që kanë prekur shumë njerëz, Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, ia beson mëshirës së Zotit personat, që kanë humbur jetën, dhe bashkohet në lutjen e në dhimbjen e të afërmve të tyre. Ai shpreh solidaritetin e tij më të thellë dhe i bekon familjet dhe të gjithë ata, që kontribuojnë në dhënien e ndihmës, duke i kërkuar Zotit t’u sjellë paqe e ngushëllim në këtë sprovë. Ati i Shenjtë dënon sërish dhunën e verbër, e cila shkakton kaq shumë vuajtje, si dhe i përgjërohet Hyjit për dhuratën e paqes. Gjithashtu, i lutet të dikojë bekime hyjnore për familjet e sprovuara dhe për belgët”.








All the contents on this site are copyrighted ©.