2016-03-22 14:08:00

Ipeshkvijtë belgë në lutje, pas sulmeve në Bruksel


I menjëhershëm, reagimi i ipeshkvijve belgë, pas sulmeve të Brukselit. Në notën e publikuar nga agjencia katolike Sir, ata shprehin ankthin e tyre për këtë ngjarje të frikshme dhe nënvizojnë se do të luten për viktimat e për situatën tragjike të vendit.

Atentatet ndodhën vetëm pak ditë pas arrestimit të Salah Abdeslam, i kërkuar për sulmet e Parisit, më 13 nëntorin e kaluar. Prelatët, njofton drejtori i Sallës së Shtypit të Konferencës Ipeshkvnore të Belgjikës, ndajnë “ankthin e mijëra udhëtarëve e të familjeve të tyre, të punonjësve të aviacionit dhe të ekipit të ndihmës së shpejtë, që janë sërish në vijën e parë të frontit. Ia besojnë lutjes gjithë këtë situatë të re dramatike, në veçanti, viktimat”. Konferenca ipeshkëvnore njofton gjithashtu se të gjithë kapelanët e aeroportit janë në shërbim.








All the contents on this site are copyrighted ©.