2016-03-22 14:24:00

Bruksel: Tusk, jam “tronditur” nga atentatet e BE-ja do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Belgjikën


Presidenti i Këshillit evropian Donald Tusk dënon atentatet terroriste në Bruksel e pohon se BE do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Belgjikën. “Jam tronditur nga bombat e mëngjesit në aeroportin Zaventem dhe në lagjen evropiane të Brukselit që kanë vrarë njerëz të pafajshëm e plagosur shumë të tjerë – lexohet në një deklaratë – U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve e miqve të viktimave.

Institucionet evropiane janë të mirëpritura në Bruksel falë bujarisë së qeverisë belge dhe të popullsisë së saj. BE dëshiron tani t’ia kthejë këtë solidaritet e ta ndihmojë Brukselin, Belgjikën e Evropën në kundërshtimin e terrorit me të cilin jemi duke u përballur. Këto sulme – përfundon Tusk – shënojnë një tjetër akt të tmerrshëm e të ulët nga terroristët, të cilët janë në shërbim të urrejtjes e të dhunës”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.