Ngushëllimet e Papës për viktimat e aksidentit rrugor, me pasoja të rënda, në Freginals të Spanjës, që shkaktoi vdekjen e 13 studenteve, ndërmjet të cilave, shtatë italiane. Në një telegram nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar ipeshkvit të Tortozës, imzot Enrique Benavent Vidal, Papa siguron se lutet për viktimat dhe familjarët dhe u uron të plagosurve shërim të shpejtë. Françesku i lutet Zotit t’u japë paqe shpirtërore e shpresë familjeve, që qajnë për humbjen e pazëvendësueshme të bijave të dashura.
All the contents on this site are copyrighted ©. |