2016-03-20 00:00:00

Nga lartësia e Kryqit


Nga atje lartë, nga Kryqi, sheh të vërtetën e vrazhdë, të vërtetën lakuriq të njerëzve, meskinitetin e tyre prej tradhtaresh, besnikërinë e miqve të vërtetë, bujarinë e atij që rrezikon karrierën, e madje edhe jetën, vetëm për të mos u përkulur, vetëm për të mos iu nënshtruar klithjes Kryqëzoje! të turmës. Rreth fronit të lartë të pushtetit, ke, përkundrazi, vetëm miklim, falsitet, hipokrizi.

Por, nëse e dëgjojmë Ungjillin e Gjonit, ka edhe një tjetër vlerë në Kryqin e Krishti. Ai e ka forcën tërheqëse, pranë vetes tërheqë të gjithë, pa përjashtim: “ E unë, kur të jem lartësuar nga toka, do t’i tërheq tek unë të gjithë njerëzit (12,32). I kryqëzuari, vërtetë, përkundër mendjengushtësisë së disave, është “shenjë universale e dhimbjes njerëzore, e vetmisë së vdekjes, e padrejtësisë së pandërgjegjshme”, siç pohonte Natalia Ginzburg. Mirëpo për besimtarët, është edhe një shenjë e çlirimit, shenjë e shpëtimit dhe e shpresës. Shkruante një tjetër grua, Edith Stein (shën Tereza Benedikta e Kryqit): “Kryqi spikat në lartësi dhe është simbol i ngadhënjimit, me të cilin, Krishti troket në portën e qiellit dhe atë e hap për ne”.








All the contents on this site are copyrighted ©.