2016-03-20 12:54:00

Engjëlli i Tënzot. Papa të rinjve: ju pres me shumicë në DBR


Papa Françesku ia kushtoi DBR-së së Krakovit mendimin kryesor të Engjëllit të Tënzot, kremtuar në tremen e Bazilikës së Vatikanit, menjëherë pas përfundimit të Meshës për të Dielën e Larit. Ja edhe fjalët e Atit të Shenjtë:

“Ju përshëndes ju, që morët pjesë në këtë kremtim si dhe të gjithë ata, që u bashkuam me ne përmes televizionit, radios dhe mjeteve të tjera të komunikimit.

Sot kremtohet Dita e 31-të Botërore e Rinisë, që do të arrijë kulmin në fund të korrikut, në takimin e madh botëror të Krakovit. Tema është “Lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirë”(Mt 5,7). Përshëndes në mënyrë të veçantë të rinjtë e pranishëm e edhe të gjithë të rinjtë e botës. Shpresoj se do të mund të vini me shumicë në Krakov, në atdheun e Shën Gjon Palit II, nismëtar i Ditëve Botërore të Rinisë. Ndërmjetësimit të tij ia besojmë muajt e fundit të përgatitjes së këtij shtegtimi që, në kuadrin e Vitit Shenjt të Mëshirës, do të jetë Jubileu i të rinjve në nivelin e Kishës universale.

Ndërmjet nesh sot janë shumë të rinj vullnetarë të Krakovit. Duke u kthyer në Poloni, do t’u çojnë drejtuesve të kombit degët e ullinjve, mbledhur në Jeruzalem, Asizi, Montekasino e të bekuara sot, në këtë Shesh, si ftesë për të kultivuar plane paqeje, pajtimi e vëllazërimi:

“Ju falënderoj për këtë nismë të bukur; ecni përpara me guxim!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.