2016-03-20 00:00:00

Vetëm Zoti nuk mund të zbresë nga kryqi


Ja njeriu! E në ballkonin e gjithësisë duket (shfaqet) fytyra e Jezusit, përlyer me gjak. Dhimbja nën të cilën dridhet, është dhimbja e të gjithë njerëzve, që kanë vuajtur para tij. Të gjitha tmerret, që e kërcënojnë njerëzimin, janë të mbërthyer në kryq.

Ja Biri i Hyjit! E në zemrën e tokës duket (shfaqet) vuajtja (mundimi) e një Zoti të pasionuar. Mundimi i amshuar. “Hyji më parë vuajti e pastaj u mishërua. E cili qe mundimi nga i cili më së pari pësojë? Qe vuajtja e dashurisë, vuajtja për njeriun. Caritas est passio” (Origjeni). Dashuria është pasion. Ekziston një dhimbje e dashurisë që është bukuria, bukuria e mistershme, bukuria e tmerrshme, hiri, që nuk arrijë dot ta kem, të cilin mundem vetëm ta kërkoj, me uratë! Dhe ta kundroj në Krishtin. Si gratë në Kalvar, që rrinin duke e vështruar prej së largu. Jezusi nuk ka pasur armiq në mesin e grave, vetëm ndër to nuk kishte armiq (F. Queré). Qeliza e mbrame besnike, ato janë me Krishtin, nuk mund t’i ndajnë sytë prej tij, zhyten në të. Qeliza e parë e Kishës, ajo e grave që e vështronin (vërenin) Jezusin me të njëjtin vështrim të pasionit me të cilin Hyji e shikon njeriun. Kisha lind aty, nga kundrimi i dashurisë së Kryqëzuar, nga i Kryqëzuari dashuri. Të krishterin e nuk bëjnë ritet fetare, por pjesëmarrja në mundimet dhe vuajtjet e Zotit në jetën tokësore ( D. Bonhoffer).

Me të vërtetë ky njeri ishte Bir i Zotit! Fjalët e para të një njeriu, kur Fjala e Zotit në botë nuk është më fjalë, është bërë britmë e heshtur (memece). Fjalët e një ushtari, ekspert i vdekjes. Çka ka parë në agoninë e njërit që po vdiste, sa ta shtynte të shqiptonte aktin e parë të fesë së krishterë? Ai, ekspert i vdekjes, në atë vdekje (të Jezusit) e ka pa Zotin. E ka pa në vdekje, jo në ringjallje. Të vdesësh kështu, në këtë mënyrë, (i kryqëzuar, i gozhduar), është punë e Zotit, është zbulim, është dëftim.

Zbrit nga kryqi, bërtisnin. Por nëse zbret nuk është Hyj, mendon e arsyeton akoma me fjalët e pushtetit, është akoma logjika njerëzore ajo që fiton, është vetëm një njeri. Vetëm një Zot nuk zbret nga druri (i Kryqit). Dorëzohet Natën, lëshohet në Tjetrin për të tjerët. Duke na përfaqësuar të gjithëve në braktisjet tona, në mjerimet tona, në netët tona. Dhe e di se nuk do ta kuptoj kurrë krejtësisht, por e di edhe se Krishti nuk ka ardhur në botë që ne ta kuptonim, por që ne të kapemi pas Tij, të kapemi për kryqin e të lejojmë të bartemi nga Ai, lartë drejt Mbretërisë së madhe të jetës.

Sot britma jonë, sot çdo braktisje, mund të duket se ka dështuar, se është humbje. Por nëse ia besojmë Atit, që e ka pushtetin, pa e ditur se si, Ai ka për të bërë që të dridhet gurë i çdo varri tonë (L. Pozzoli). Tërë Ungjilli nuk është tjetër veçse përkim me Dashurinë e kryqëzuar, me dashurinë tonë të përunjur e të kryqëzuar. Tërë feja do të thotë tjetër përveçse se të mbështetemi në dashurinë e braktisur. ( Leximet Iz 50,4-7; Fil. 2,6-11; Mk, 14,1-15,47)

E mos të harrojmë, nuk ka asgjë më të lartë se kryqi, nga ku mund të kundrohet bota. Nga lartësia e kryqit më shumë sesa nga çfarëdo piedestal tjetër solemn, mund të arrijmë ta kuptojmë botën, e jetën.








All the contents on this site are copyrighted ©.