2016-03-17 15:25:00

Papa: emigrantët e familja në bisedime me Presidentin e Portugalisë De Sousa


Çështja e emigrantëve dhe debati mbi temat që kanë të bëjnë me familjen, u trajtuan në “bisedime të përzemërta” që u mbajtën sot paradite në Vatikan ndërmjet Papa Françeskut e Rebelo de Sousa, Presidentit të Portugalisë, kështu njofton Salla e Shtypit e  Vatikanit. “Gjatë vizitës, e para jashtë vendit e Presidentit të Portugalisë pas përurimit të mandatit presidencial, - shpjegon deklarata – u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Portugalisë, me një referim të veçantë për kontributin e Kishës në jetën e vendit, e pastaj u përmend debati që po zhvillohet në shoqëri mbi dinjitetin e jetës njerëzore dhe familjen”.

“Në vazhdim të bisedimeve të përzemërta, u shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën në Evropë dhe në gjirin e Mesdheut, në mënyrë të veçantë mbi çështjen e emigracionit, si dhe mbi çështjet e tjera ndërkombëtare me peshë”, njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Presidenti i Portugalisë, pas audiencës me Papën, u takuar me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Parolin, shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Gallagher.

Papa është ftuar në Portugali nga Presidenti, me rastin e një qind vjetorit të dukjeve të Zojës së Bekuar në Fatima. Qind vjetori do të bie vitin e ardhshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.