2016-03-16 12:57:00

Papa: Zoti është pranë të krishterëve të persekutuar të Lindjes së Mesme


Në audiencën e përgjithshme Papa përshëndeti me dashuri të veçantë shtegtarët e krishterë të gjuhës arabe, posaçërisht ata, që kishin ardhur nga Lindja e Mesme e që po i nënshtrohen një mërgimi të detyruar nga trojet e tyre, për shkak të dhunës, të luftës e të terrorizmit. Ja edhe fjalët e Atit të Shenjtë:

“Sa përvoja mërgimi, dëbimi nga atdheu, dhimbjeje e persekutimi na shtyjnë të dyshojmë deri në mirësinë e Zotit e në dashurinë e Tij për ne. Dyshim që davaritet përballë së vërtetës se Zoti është besnik, është pranë, i mban gjithnjë premtimet e bëra, për ata, që nuk dyshojnë e për ata, që shpresojnë edhe atëherë kur duket se ka humbur çdo shpresë. Ngushëllimi i Zotit është pranë atij, që di ta kalojë natën e dhimbshme të dyshimit, me  shpresën e patundur se pas errësirës, zbardh agimi i mëshirës  së Zotit  e se  terrinat dhe padrejtësia nuk mund të fitojnë kurrë mbi të. Zoti ju bekoftë të gjithë e ju shpëtoftë nga djalli i mallkuar”.

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.