2016-03-14 13:34:00

Atentat i lidhur me xhihadistët në Bregun e Fildishtë: 16 të vdekur


Atentat me pasoja të rënda, dje, në Bregun e Fildishtë: në qytetin Grand Bassam mbetën të vrarë 16 vetë, ndërmjet të cilëve, 4 evropianë. I  fortë, shqetësimi ndërkombëtar për këtë episod të ri të terrorizmit, kryer me dorën e armatosur të një grupi fundamentalist pranë Al Kaedës në Magreb.

I qartë, pra, burimi xhihadist i atentatorëve. Policia e Bregut të Fildishtë  vijon hetimet, me ndihmën e specialistëve ndërkombëtarë kundërterroristë. Për t’u nënvizuar se arritja e forcave të sigurimit të Bregut të Fildishtë dhe e atyre franceze, të pranishme në vend me një kontingjenet prej tri mijë ushtarakësh për të luftuar kundër kërcënimit terrorist mbi Sahelin,  shmangu rrezikun që numri i viktimave të ishte shumë më i madh. I menjëhershëm, dënimi i kancelarive perëndimore të presidentit francez François Hollande, i cili e quajti këtë “sulm burracakësh” dhe premtoi se do ta thellojë bashkëpunimin me partnerët vendas. E kjo, edhe sepse ky është atentati i tretë kundër ish-kolonisë franceze, pas atij të Bamako-s në nëntor 2015 dhe të Ouagodougou, janarin e kaluar.








All the contents on this site are copyrighted ©.