2016-03-13 11:22:00

3-vjetori papnisë së Papa Françeskut


Sot bie tre vjetori i zgjedhjes së Jorge Mario Bergoglio në selinë papnore. Pra, më 13 mars 2013, tre vjet më parë, kryeipeshkvi i Buenos Ajresit Jorge Mario Bergoglio në konklavin e kardinajve zgjidhej si 265-i Pasardhës i Pjetrit: i pari jezuit, i pari latinoamerikan dhe i pari Papë me emrin Françesku.

Në Vatikan, nga e gjithë bota i kanë ardhur Papa Françeskut mesazhe të shumta urimi, jo vetëm nga njerëz e besimtarë të thjeshtë por edhe nga autoritete shtetërore, civile e fetare të mbarë botës.

Edhe shqiptarët, i kanë shprehur Atit të Shenjtë Bergoglio urimet, me të cilat bashkohemi edhe ne si redaksi e gjuhës shqipe të Radio Vatikanit: “Gëzuar, Atë i Shenjtë Françesku!”

E në 3-vjetorin e zgjedhjes së Papa Françeskut në fronin e Shën Pjetrit, e gjithë bota katolike shtrëngohet rreth krye Bariut të vet, në këtë moment të veçantë për jetën e Kishës e të botës.








All the contents on this site are copyrighted ©.