Më 12 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Luigjin Orione, meshtar e themelues
i Veprës së Vogël të Provanisë Hyjnore për të mirën e të rinjve dhe të gjithë personave
të mënjanuar. Shën Luigji Orione është një shenjt i ditëve tona, jetoi në gjysmën
e parë të shekullit të kaluar e ia kushtoi tërë jetën më të varfërve, duke ia besuar
veprat e tij Provanisë Hyjnore.
Bijtë e tij, orioninët, të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe
në Shqipëria e pikërisht në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin
shpirtëror të besimtarëve, përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë,
njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore, m sëmundje të pakurueshme.
Përgjithësisht don Oroni ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se
kush je apo nga vjen e të cilit komb apo fe i përket. Lindi më 23 qershor 1872 në
Tortona. Në moshën 14 vjeçare shkon në Torino te don Bosko edhe aty kryen gjimnazin.
Pastaj kalon në seminarin e Tortonës, e kur në vitin 1895 shugurohet meshtar, tashmë
ka themeluar një oratorë dhe kolegjin e parë për të rinjtë e varfër. Është filli i
“Veprës së Vogël iProvanisë Hyjnore”, që përbëhet prej priftërinjve, studentëve për
meshtari e ndihmësve, vepra e të cilëve në ndihmë të të varfërve mbështetët nga lutjet
e “Oshënarëve të Provanisë” dhe Motrat Sakramentine të verbra. Në mars të vitit 1940,
pas një sëmundje, e çojnë në Sanremo, ku vdes më datën 12 mars të njëjtit vit. Më
26 tetor 1988 Gjon Pali II e shpall të Lum gjatë Sinodit të ipeshkvijve.
All the contents on this site are copyrighted ©. |